Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dalin në shitje biletat për ndeshjen e 31 marsit - finale apo miqësore!

Dardanët

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të martën se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen që "Dardanët" e luajnë më 31 mars në  "Fadil Vokrri".

Ende nuk dihet kundërshtari, e sidomos rëndësia e ndeshjes.

Nëse Kosova fiton të enjten në Sllovaki, ndeshja e 31 marsit është finale e plejofit. Dhe përballë Kosovës do të jetë fituesja e ndeshjes Turqia - Rumania.

Nëse Kosova mposhtet në Bratislavë, ndeshja e 31 marsit është miqësore me humbësen e ndeshjes Turqia - Rumania.

LEXO EDHE:

Edhe FFK-ja njofton për shitjen e të gjitha biletave për ndeshjen në “Fadil Vokrri” Futboll FFK-ja njofton për shitjen e të gjitha biletave për ndeshjen në “Fadil Vokrri”

Për tribunat jugore dhe veriore, çmimi i biletës është 10 euro. Për lindje bileta kushton 20 euro, ndërsa për perëndim 30 euro.

Për zonën VIP, bileta ka çmim prej 100 euro.