Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të premten se ka nxjerrë në shitje biletat për duelin ndaj Suedisë.
Ndeshja Kosova - Suedia, është e dyta e kualifikimeve për Botërorin 2026 dhe luhet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dueli i parë i këtyre kualifikimeve luhet më 5 shtator në Basel ndaj Zvicrës.
Në tribunën veriore e jugore, bileta do të kushtojë 10 euro. Në lindje një biletë kushton 20 euro, kurse në perëndim, bileta është 30 euro.
Bileta VIP kushton 100 euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni
-
Austria nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Kosovës
-
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Andorrë
-
FFK-ja njofton për shitjen e të gjitha biletave për ndeshjen në “Fadil Vokrri”
-
Biletat për Sllovaki – Kosovë në treg të zi, çmimi deri në 100 euro