Sulmuesit Marvin Çuni dhe Indrit Tuci kanë qenë vendimtarë të shtunën në fitoren e Olimpija Lubjanës në Slloveni.
Olimpija fitoi 3:1 në udhëtim te Koperi në xhiron e nëntë të elitës sllovene.
Dyshja shqiptare kontribuoi në fitore në pjesën e dytë.
Çuni fillimisht shënoi për 1:0 në minutën e 52-të, ndërsa e përgatiti golin për 2:0, dy minuta më pas.
Tuci ia siguroi fitoren Olimpijas kur shënoi për 3:0 në minutën e 67-të.
Për Tucin ishte goli i parë në kampionatin slloven, kurse Çuni ka dy gola e dy asistime.