Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Cucurella mban premtimin për tatuazhin me figurën e De la Fuentes

Marc Cucurella

Marc Cucurella e ka mbajtur premtimin që e kishte dhënë para Botërorit. Ai kishte thënë se do të bëjë tatuazh figurën e përzgjedhësit Luis de la Fuente, nëse Spanja shpallet kampione.

Dhe mbrojtësi i krahut ka mbajtur premtimin, shkruan Marca.

Cucurella ka postuar në rrjete sociale një fotografi me artistin e tatuazheve, ndërsa ka shfaqur dizajnin e ri.

Cucurella ka thënë tashmë se tatuazhi do të jetë i vogël, por në një vend ku do të jetë i dukshëm.

Edhe lojtarë të tjerë të Spanjës kanë dhënë premtime për të bërë diçka të veçantë nëse Spanja shpallet kampione.