Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Conceiçao do të largohet nga Milani

Sergio Conceiçao

Tekniku portugez, Sergio Conceiçao, pritet të largohet nga skuadra e Milanit në fund të këtij edicioni. 

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar të hënën se drejtuesit e Milanit nuk janë të kënaqur me punën e Conceiçaos. 

50-vjeçari Conceiçao e mori drejtimin e “kuqezinjve” më 30 dhjetor. 

Me Milanin, Conceiçao ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. 

Conceiçao deri më tani e ka drejtuar Milanin në 24 ndeshje dhe ka shënuar 11 fitore, pesë barazime dhe tetë humbje. 

Edhe Conceiçao pritet të largohet nga Milani Futboll Conceiçao pritet të largohet nga Milani

Portugezi me Milanin e ka fituar Superkupën e Italisë. 

Milani rrezikon shumë që edicionin e ardhshëm të mos luaj në kupat evropiane pasi renditet në pozitën e nëntë me 51 pikë.

Vetëm gjashtë pozitat e para dërgojnë në kupat evropiane. 

Milani ka dëshpëruar me rezultate këtë edicion në Serie A. 

Edhe Conceiçao sheh gjëra pozitive te Milani Futboll Conceiçao sheh gjëra pozitive te Milani

Milani të mërkurën luan ndaj Interit në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Ndeshja e parë u mbyll 1:1.

Më herët u eliminua nga Liga e Kampionëve.