Pas interesimit nga Milani dhe disa skuadra të tjera të njohura evropiane, Club Brugge ka rritur çmimin për Ardon Jasharin.
Për mesfushorin shqiptar të përfaqësueses së Zvicrës, klubi belg tani kërkon 45 milionë euro, kanë raportuar mediume të ndryshme në Belgjikë.
Jashari ka shkëlqyer te Club Brugge edicionin e kaluar. Paraqitjet e tij kanë rënë në sy të disa skuadrave të njohura evropiane. Por për të ardhmen e Jasharit ende nuk është marrë vendim nga klubi belg.
Jashari 22-vjeçar iu bashkua verën e vitit të kaluar Club Brugget për 6 milionë euro nga Luzerni zviceran.
Ai me Club Bruggen ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.