Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City pret gabimin e Arsenalit

Manchester City

Manchester City

Rivaliteti mes Manchester Unitedit dhe Arsenalit do ta shënojë xhiron e 37-të të Premier Leagues.

Kjo ndeshje zhvillohet të dielën dhe nis në orën 17:30.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsenali aktualisht është lider me 83 pikë, një më shumë se Manchester City që e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Liverpooli i treti ka 78 pikë.

Arsenali kishte fituar në ndeshjen e parë ndaj Unitedit 3:1.

Unitedi e ka humbur vetëm një ndeshje nga 16-të të fundit në Premier League në shtëpi kundër Arsenalit.

Ishte humbja 1:0 në ndeshjen e luajtur në nëntor të vitit 2020.

Kjo ndeshje nuk e gjenë Unitedin me formën më të mirë.

“Djajtë e kuq” kanë humbur 18 ndeshje në të gjitha garat në edicionin aktual.

Më së shumti ndeshje, 19 gjithsej, i kanë humbur në edicionin 1977/78.

Këtë xhiro e hap dueli mes Fulhamit dhe Manchester Cityt.

Ky ballafaqim luhet të shtunën në orën 13:30.

Fulhami nuk ka fituar ndaj Cityt në Premier League që prej vitit 2005.

Ndërkohë, City i ka fituar të gjitha 15-të takimet e fundit në të gjitha garat mes këtyre dy skuadrave.

Ballafaqimi mes Aston Villas dhe Liverpoolit e mbyll xhiron e 37-të.

Kjo ndeshje luhet të hënën nga ora 21:00.