Manchester City ka shkëlqyer të dielën dhe e ka fituar thellë derbin ndaj Manchester Unitedit.
Me një gol të Phil Fodenit dhe dy të Erling Haalandit, City fitoi 3:0 ndaj Unitedit për t’u ngjitur në pozitën e tetë në tabelë me gjashtë pikë.
Unitedi mbetet me katër pikë nga katër ndeshjet e para të kampionatit të ri të Premier Leagues.
Jeremy Doku pati ndeshje të madhe po ashtu me dy asistime. Asistimin e parë e pati në golin e minutës së 18-të kur realizoi Foden. Ndërkohë, asistoi edhe për 2:0 në golin e Haalandit, në minutën e 53-të.
Sulmuesi norvegjez që u kthye te skuadra e tij pas gjashtë golave të realizuar me Norvegjinë në këtë muaj, shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 68-të për rezultatin përfundimtar. Asistues në golin për 3:0 ishte Bernardo Silva.
Haalandi e realizoi golin e 50-të në 50 paraqitje në shtëpi në Premier League për Manchester Cityn.
Ndërkohë në total në elitën angleze, Haaland ka 90 gola në 101 paraqitje.
Te City në derbin ndaj Unitedit debutoi portieri italian, Gianluigi Donnarumma.
Ai u transferua në afatin kalimtar veror nga Paris Saint-Germaini.
City po e shkatërron Unitedin
Manchester City është duke e shkatërruar Manchester Unitedin.
Në “Etihad Stadium”, City e realizoi edhe një tjetër gol.
Erling Haaland e realizoi edhe golin e tretë, në minutën e 68-të. Bernardo Silva asistoi për të.
Manchester City [3] - 0 Manchester United - E. Haaland 68'
byu/West_Agent4651 insoccer
City shënon tjetër gol në derbi
Manchester City ka shënuar tjetër gol në derbin ndaj Manchester Unitedit.
Golin për 2:0 e realizoi Erling Haaland, në minutën e 53-të.
Njësoj si në golin e parë, edhe në golin e dytë asistues ishte Jeremy Doku.
Manchester City [1] - 0 Manchester United - P. Foden 18'
byu/West_Agent4651 insoccer
Manchester City [2] - 0 Manchester Utd - E. Haaland 53'
byu/Etpolo insoccer
Mbyllet pjesa e parë, City në epërsi
Me epërsi 1:0 të Manchester Cityt është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes derbi ndaj Manchester Unitedit.
Golin e vetëm në pjesën e parë e realizoi Phil Foden me kokë, pas harkimit të Jeremy Dokus.
Në pjesën e parë, të dyja ekipet patën edhe disa mundësi tjera, por pa arritur të shënonin.
“Skuadra që shënon e para në derbin e Manchesterit në Premier League, është mposhtur në tri nga katër ndeshjet e fundit, me përjashtim të fitores 3:0 të Manchester Cityt në tetori të vitit 2023”, ka shkruar BBC të dielën.
City me epërsi ndaj Unitedit
Phil Foden e ka kaluar Manchester Cityn në epërsi në derbin ndaj Manchester Unitedit.
Foden realizoi me kokë nga afërsia në minutën e 18-të.
Ishte edhe goli i parë i sezonit për sulmuesin e krahut.
Ai u asistua nga Jeremy Doku.