Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Çikalleshi shënon “hat-trick” për 13 minuta

Sokol Çikalleshi

Sokol Çikalleshi ka shënuar “hat-trick” për 13-të minuta në kategorinë e dytë të Ligës së Kampionëve të Azisë. Ishin edhe golat e para me skuadrën e re, të cilës në verë iu bashkua nga Konyaspori.

Çikalleshi me skuadrën Tractor të Iranit, fitoi të mërkurën mbrëma 7:0, në ndeshjen e xhiros së katërt ndaj Ravshanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi 34-vjeçar realizoi në minutën e 14-të, të 25-të dhe të 27-të, ndërsa u zëvendësua pas një ore lojë.

Tractori nga tri ndeshje të zhvilluara ka nëntë pikë në vendin e parë.

Fituesi i grupit kalon direkt në 1/8 e finales së kësaj gare.

Liga e Kampionëve 2 e Azisë është garë e kategorisë së dytë, e organizuar nga Konfederata e Futbollit aziatik.