Amir Rrahmani është mbrojtësi më i mirë në Serie A, sipas analizave të institutit për analiza në futboll, CIES.
Në rangimin e veçantë, Rrahmani është i katërti në botë dhe i vetmi në top-5 nga Serie A, shkruan “juorno.it”.
Rrahmani dha kontribut të madh te Napoli që siguroi titullin e kampionit të Italisë.
Për bazë në analizë u morën loja në ajër, ndërhyrjet në fushë, saktësia në pasime, kontrollimi i topit, krijimi i rasteve dhe përfundimi i aksioneve.
Para Rrahmanit janë Virgil van Dijk i Liverpoolit, Aurelien Tchouameni i Real Madridit, William Saliba i Arsenalit, shkruan mediumi italian.

Artikuj të ngjashëm
-
Rrahmani, mbrojtësi me më së shumti gola në Serie A në pesë edicionet e fundit
-
Rrahmani premton edhe më shumë pasi zuri vend në ekipin më të mirë të Serie A
-
Rrahmani, mbrojtësi më i mirë në Serie A për edicionin e kaluar
-
Mbrojtja e udhëhequr nga Rrahmani, më e mira në Evropë
-
Rrahmani, mbrojtësi më i mirë për lojën në ajër