Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea me fitore të thellë kalon tutje në Kupën FA

Chelsea

Joao Felix dhe Tosin Adarabioyo ka dhënë kontribut të madh të shtunën në fitoren e Chelseat.

Të dy futbollistët realizuan nga dy gola në fitoren e thellë 5:0 të Chelseat ndaj Morecambes në kuadër të raundit të tretë të FA Cup.

25-vjeçari Felix e realizoi golin e katërt dhe të pestë në minutën e 75-të dhe të 77-të.

Ndërsa Adarabioyo e shënoi golin e parë në minutën e 39-të dhe golin e tretë në minutën e 70-të.

Christopher Nkunku ishte shënuesi i golit të dytë në minutën e 50-të.

Edhe Chelsea fiton thellë në Kupën EFL Futboll Chelsea fiton thellë në Kupën EFL

Nkunku humbi penallti edhe në minutën e 17-të.

Chelsea ka 36 pikë dhe renditet në pozitën e katërt në Premier League.