Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea e Barcelona në kërkim të fitores së tretë në Champions

Champions

Londër, 24 nëntor – Chelsea – Barcelona është prej ndeshjeve kryesore në xhiron e pestë të fazës së ligës në Champions. Kjo ndeshje zhvillohet të martën prej orës 21:00 në “Stamford Bridge”, në Londër.

Të dy skuadrat e mëdha e kërkojnë fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve. Aktualisht kanë bilanc prej dy fitoreve, një humbjeje e një barazim. Me nga shtatë pikë, Barcelona është e 11-a, ndërsa Chelsea i 12-i. Këto pozita dërgojnë në fazën nokaut, por jo direkt në një të tetën e finales.

Dhe të dy skuadrat kanë pretendime të shmangin plejofin e fazës nokaut. Rrjedhimisht ndeshja pritet të jetë e fortë dhe shumë interesante.

Në xhiron e kaluar londinezët dëshpëruan duke luajtur vetëm 2:2 në udhëtim te Qarabagu në Azerbajxhan. Rezultat dëshpërues kishte edhe Barcelona, që luajti 3:3 në udhëtim te Club Brugge në Belgjikë.

Në Premier League, Chelsea është i dyti me 23 pikë, gjashtë më pak se Arsenali. Pas barazimit me Qarabagun më 5 nëntor, Chelsea fitoi 3:0 ndaj Wolvesit dhe 2:0 ndaj Burnleyt në Premier League.

Edhe Barcelonën e pret ndeshje sfiduese në Angli Futboll Barcelonën e pret ndeshje sfiduese në Angli

“Është javë e madhe. Nesër luajmë me Barcelonën e të dielën me Arsenalin në Premier League. Të dy ndeshjet janë të rëndësishme për arsye të ndryshme, por është me rëndësi që ndeshjet t’i marrim një nga një”, ka thënë trajneri i Chelseat, Enzo Maresca.

Tekniku i londinezëve e di se ku Barcelona është e fortë.

“Duhet të jemi të kujdesshëm kur nuk e kemi topin. Barcelona krijon shumë raste dhe gjithnjë shënon gola. Duhet të gjejmë balancën e duhur në mes të sulmit dhe mbrojtjes”, ka theksuar Maresca.

Ndeshja me Barcelonën do të jetë e veçantë për Marc Cucurellan, mbrojtësin e Chelseat të zhvilluar në Akademinë e Barcelonës.

Detyra e Cucurellas pritet të jetë që ta ndalë Lamine Yamalin.

Edhe Top-ndeshje të Championsit të mërkurën mbrëma Futboll Top-ndeshje të Championsit të mërkurën mbrëma

“Është ndeshje e veçantë për mua dhe për familjen time. Kam luajtur kundër Barcelonës shumë vjet më parë, si pjesë e Eibarit, por tani e kam mundësinë të luaj kundër saj në Ligën e Kampionëve. Ndeshja mes Chelseat dhe Barcelonës ka qenë gjithnjë shumë e mirë. Shpresoj se do të jetë ndeshje e mirë dhe do të fitojmë tri pikë”, ka thënë Cucurella.

Barcelona është në seri të tri fitoreve në La Liga. Më 9 nëntor fitoi 4:2 në udhëtim ndaj Celta Vigos, ndërsa të shtunën fitoi 4:0 në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos.

Në La Liga, tani Barcelona është vetëm një pikë prapa Real Madridit. Madridi është i pari me 32 pikë, ndërsa Barcelona e dyta me 31.

Të martën mbrëma janë edhe disa ndeshje interesante. Prej skuadrave të mëdha, Manchester City e pret Bayer Leverkusenin, ndërsa Juventusi luan në Norvegji ndaj Bodo/Glimtit. Edhe këto ndeshje janë prej orës 21:00. Në këtë termin luhen edhe ndeshjet Dortmund – Villarreal, Marseille - Newcastle, Napoli – Qarabag e Slavia Praga – Athletic Bilbao.

 

Edhe Barça para testit më të vështirë, Bayerni sfidon Arsenalin Futboll Barça para testit më të vështirë, Bayerni sfidon Arsenalin

Vetëm tri skuadra kanë pikë maksimale pas katër xhirove në fazën e ligës – Bayern Muncheni, Arsenali e Interi. Manchester City është i katërti në tabelë me 10 pikë. Pasojnë PSG-ja, Newcastle Unitedi, Real Madridi, Liverpooli e Galatasaray me nga nëntë pikë.

Faza e ligës përbëhet nga tetë xhiro. Tetë skuadrat e para avancojnë në një të tetën e finales. Skuadrat prej vendit të nëntë e deri në vendin e 24-t avancojnë në plejofin e fazës nokaut. Ndërkohë skuadrat prej vendit të 25-të deri në vendin e 36-të eliminohen.