Në La Liga ka katër pikë më shumë se Real Madridi, por titulli i kampionit të Spanjës nuk është synimi i vetëm i Barcelonës.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka pretendime për ta fituar edhe Ligën e Kampionëve. Megjithatë mund të sfidohet seriozisht që në një të tetën e finales. Barcelona do të përballet me Newcastle Unitedin në këtë fazë të garës, kurse ndeshja e parë në “St James’ Park” është të martën prej orës 21:00.
Asnjë ndeshje në Angli nuk është e lehtë për skuadrat nga pjesa tjetër e Evropës. Madje as për Barcelonën.
Newcastle së fundi u mposht 3:1 në stadiumin e vet nga Manchester City në kuadër të Kupës FA. Por më 4 mars fitoi 2:1 ndaj Manchester Unitedit në Premier League.
Në elitën angleze, Newcastle është vetëm në pozitën e 12-të me 39 pikë. Fazën e ligës në Champions, Barcelona e përfundoi në vendin e pestë dhe u kualifikua direkt në një të tetën e finales.
Ndërkohë Newcastle Unitedi përfundoi i 12-i dhe në plejofin e fazës nokaut e eliminoi Qarabagun. Ndaj këtij ekipi fitoi 6:1 në Baku të Azerbajxhanit dhe 3:2 në shtëpi. Edhe me ekipin inferior të Qarabagut, Newcastle kishte 50 mijë shikues në stadium.
Liverpooli kërkon përmbysjen, ndeshje interesante edhe në Barcelonë
“Klubi duhet të jetë në këtë fazë për shkak të tifozëve. Na pret ndeshje shumë e madhe me Barcelonën. Jam i sigurt se mbështetësit tanë do ta bëjnë të vështirë për kundërshtarin”, ka thënë mbrojtësi i Newcastle Unitedit, Kieran Trippier.
Barcelona e Newcastle janë takuar për herë në Champions. Barça i ka katër fitore e skuadra angleze vetëm një. Së fundi skuadrat u takuan në fazën e ligës këtë edicion. Dy golat e Marcus Rashfordit siguruan fitoren 2:1 të “blaugranas” në “St James’ Park”.
“Nuk kemi qenë asnjëherë në këtë pozitë në Ligën e Kampionëve. Është gara më e mirë dhe qartë se është ndeshje e madhe në historinë e klubit tonë. Duhet t’i qasemi në këtë mënyrë. Duhet që edhe tifozët ta vlerësojnë në këtë mënyrë”, ka thënë trajneri i Newcastle Unitedit, Eddie Howe.
Te Barcelona e kanë bërë të qartë që udhëtojnë për fitore në Angli, në mënyrë që të bëjnë hapin e madh drejt çerekfinales.
Të martën janë edhe tri ndeshje të tjera të një të tetës së finales.
Kjo fazë e garës në Champions fillon me ndeshjen Galatasaray – Liverpool, që zhvillohet nga ora 18:45.
Edhe
Chelsea e Barcelona në kërkim të fitores së tretë në Champions
Galata në një të tetën e finales e eliminoi Juventusin. Por kualifikimi ishte shumë i vështirë e dramatik.
“Ndeshja e parë është më e rëndësishmja. Janë 16 skuadra të mëdha në garë dhe të gjitha kemi shanse për të avancuar. Synimi ynë është të krijojmë epërsi në ndeshjen e parë me Liveproolin. Kundërshtari ka shumë kualitet”, ka thënë trajneri i Galatasarayt, Okab Buruk.
Prej orës 21:00 janë edhe ndeshjet Atalanta – Bayern dhe Atletico Madrid – Tottenham.