Chelsea është gjobitur me 10 milionë funte dhe mori dënim me kusht për transferime, pasi klubi londinez pranoi se ka bërë pagesa sekrete prej 47 milionë funtesh për agjentë të paregjistruar dhe palë të treta gjatë transferimeve të bëra nga viti 2011 deri në vitin 2018.
Dënimi prej 10 milionë funtesh, përkatësisht 11,5 milionë eurove, është më i rëndi i ndarë nga Premier League deri më tani. Është tejkaluar gjoba prej 5,5 milionë funtesh që i ishte ndarë West Hamit në vitin 2007 lidhur me transferimet e Javier Mascheranos dhe Carlos Tevezit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChelsea po ashtu mori një ndalim të menjëhershëm nëntëmujor të transferimeve nga akademia dhe gjobë prej 750 mijë funtesh për regjistrimin e lojtarëve të akademisë midis viteve 2019 e 2022.
Raporti i Premier Leagues përmend transferime që lidhen me pagesa të paregjistruara, duke përfshirë ato të Eden Hazard, Samuel Eto’o, Willian, Ramires, David Luiz, Andre Schurrle dhe Nemanja Matiq.
Nuk ka sugjerim për shkelje nga ana e këtyre lojtarëve.
Klubi pranoi akuzat, që u bënë për kohën sa Chelsea ishte në pronësi të Roman Abramovichit.