Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Celina ndërpret stërvitjen

Bersant Celina

Futbollisti më në formë tek AIK-u suedez, Bersant Celina, është detyruar të largohet para kohe nga stërvitja e zhvilluar të mërkurën. Largimi i tij para kohe nga stërvitja ka ngjallur reagime të shumta në Suedi. AIK-u të dielën e luan derbin ndaj Djurgardenit, në kuadër të xhiros së shtatë të elitës së futbollit suedez. 

Te klubi suedez kanë thënë se Celina nuk është i lënduar, por ka ndier lodhje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndjeu lodhje”, ka thënë shkurt trajneri i AIK-ut, Mikkjal Thomassen.

Celina 28-vjeçar ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy herë në gjashtë ndeshjet e para të këtij edicioni në Suedi.