(BBC) – Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, duhet të gjejë zgjidhje për tendencën e anglezëve që të “luajnë me frikë”, nëse dëshiron që ta fitojë Kupën e Botës në verë.
Kështu ka thënë legjenda italiane, Fabio Capello.
Capello e ka udhëhequr Anglinë në të kaluarën. Me italianin në stol, Anglia i shënoi vetëm tre gola në katër ndeshje në Kupën e Botës 2010. Ishte eliminuar në një të tetën e finales.
Capello e udhëhoqi Anglinë nga dhjetori i vitit 2007 deri në shkurt të vitit 2012. Por u paraqit vetëm në një ngjarje të madhe. Ai tha se lojtarët ishin të lodhur dhe fajësuan mungesën e një pushimi dimëror. Gara në Premier League nuk ndalet gjatë verës.
Gareth Southgate e udhëhoqi Anglinë drejt finales së dy Kampionateve të fundit Evropiane dhe deri në çerekfinale të Kupës së Botës 2022.
Edhe
Kane lavdëron selektorin e Anglisë
Tani gjermani Tuchel e ka radhën për të synuar trofeun, por Capello ka shqetësime.
“Ky është problemi për Anglinë. Anglezët janë të lodhur dhe kanë frikë. Trajneri duhet të gjejë zgjidhje për këto dy çështje”, ka thënë Capello.
Ai ka përmendur finalen e Evropianit 2020, në të cilën Anglia ishte duke udhëhequr 1:0 ndaj Italisë. Italianët më pas barazuan 1:1 dhe fituan me penallti.
“E mbaj mend ndeshjen kundër Italisë. Ishin duke fituar pas 10 apo 15 minutave dhe më pas nuk luajtën. Kanë luajtur me frikë”, ka theksuar Capello për futbollistët anglezë.
Anglia i ka fituar të gjitha ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026. Por në miqësoret e muajit të kaluar barazoi 1:1 me Uruguajin dhe humbi 1:0 nga Japonia.
Botërori zhvillohet prej 11 qershorit deri më 19 korrik.
79-vjeçari Capello së fundi ka punuar në edicionin 2017/18, te Jiangsu në Kinë. Por mendimet e tij çmohen në botën e futbollit.
Edhe
Anglezët largohen me medalje, Tuchel flet për krenari
Ai ka shkruar histori te Milani, kurse ka drejtuar edhe Romën, Real Madridin, Juventusin dhe Rusinë. Milanin dhe Real Madridin i ka drejtuar në dy periudha të ndryshme.
Anglia në grup luan me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë.