Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Brentfordi fiton ndaj Villas me një lojtar më pak në fushë

Brentford

Ani pse luajti me një futbollist më pak në fushë nga pjesa e parë, Brentfordi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Aston Villas.

Brentfordi e mposhti Villan 1:0 në udhëtim në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-t të Premier Leagues.

Brentfordit në minutën e 42-të iu përjashtua nga loja mesfushori gjerman, Kevin Schade, pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Golin e fitores për mysafirët e shënoi Dango Ouattara në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Villas iu anulua një gol i Tammy Abrahamit në minutën e 49-të për shkak të pozitës jashtë loje.

Edhe Shumë gola në “Old Trafford”, por Unitedi mbetet pa fitore Futboll Shumë gola në “Old Trafford”, por Unitedi mbetet pa fitore

Villa mbetet në pozitën e tretë me 46 pikë. Brentfordi ka 36 pikë në vendin e shtatë.

Ndërkohë të dielën u luajt edhe ndeshja mes Nottingham Forestit dhe Crystal Palacet që përfundoi baras 1:1.