Futboll

Braziliani Joao Pedro dërgon Chelsean në finale të Botërorit të Klubeve

Joao Pedro

Te Chelsea është transferuar vetëm më 2 korrik, ndërkohë që të martën mbrëma e udhëhoqi skuadrën londineze drejt finales në Kupën e Botës për Klube.

Në ndeshjen e parë si startues dhe të dytën në përgjithësi, braziliani Joao Pedro ka shkëlqyer te Chelsea. Dhe atë ndaj skuadrës ku e nisi karrierën, Fluminense.

Chelsea e fitoi 2:0 gjysmëfinalen e parë të Botërorit të Klubeve në SHBA.

Joao Pedro shënoi supergol në minutën e 18-të për 1:0. Nuk festoi duke respektuar Fluminensen, skuadrën ku i bëri hapat e parë.