Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Brajan Gruda, “arma sekrete” e Kloppit

Bajran Gruda

Ajo që kanë arritur Lamine Yamali te Spanja dhe Kylian Mbappe te Franca, mund të arrihet edhe nga një futbollist shqiptar te Gjermania.

Brajan Gruda po shkëlqen në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve. Është prej lojtarëve me driblimet më të suksesshme në situatat një kundër një. 

Futbollisti i Leipzigut kundër Augsburgut i kompletoi dhjetë driblime të suksesshme. Sipas faqes “OptaFranz”, është statistika më e mirë e një lojtari në Bundesligë këtë sezon dhe rekord te Leipzigu në elitën gjermane. 

Mesfushori me tipare sulmuese i ka kompletuar 36 driblime në Bundesligë. Në top-pesë ligat evropiane vetëm Lamine Yamal, Yan Diomande dhe Kylian Mbappe kanë më shumë. 

Ylli i Leipzigut i ka 7.03 driblime të suksesshme për ndeshje. Asnjë lojtar tjetër në ligat më të forta evropiane nuk i ka të njëjtat statistika. Yamali ka mesatare prej 4.16 driblimeve për ndeshje, kurse Diomande 4.53 driblime të suksesshme. 

Edhe Gruda vlerësohet para grumbullimit me Gjermaninë Futboll Gruda vlerësohet para grumbullimit me Gjermaninë

Gruda është 22-vjeçar dhe është rritur shumë si futbollist. Në 27 paraqitje për Leipzigun, i ka realizuar pesë gola dhe ka kontribuuar me tetë asistime. 

Në Gjermani, Gruda shihet si “armë sekrete” e përzgjedhësit Jurgen Klopp. Gruda ishte i ftuar edhe në grumbullimin e kaluar, por u lëndua në prag të ndeshjeve dhe nuk debutoi. Debutimin pritet ta ketë ndaj Serbisë në udhëtim të premten apo ndaj Holandës më 16 nëntor në shtëpi.