Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Cassano: Zhegrova është lojtar për gjysmë ore

Edon Zhegrova

Ish-futbollisti i disa skuadrave dhe i Përfaqësueses së Italisë, Antonio Cassano, ka dhënë mendimin e tij për lojtarët e Juventusit. E ka përmendur edhe Edon Zhegrovën.

Futbollisti i Kosovës ka pasur pak minutazhë qëkur iu bashkua Juventusit vitin e kaluar nga Lille. 

Cassano, i cili ka bërë karrierë te Bari, Roma, Real Madridi, Sampdoria, Milani dhe Interi, komentet e tij i ka dhënë në emisionin “Viva El Futbol”. 

“Lucumi në Bologna dukej sikur Beckenbaueri dhe tani është i tmerrshëm. Për Cambiasson që thuhej se pëlqehej nga City, Cancelo i ri – 60 milionëshi, është diçka e paimagjinueshme. Boga dhe Zhegrova janë lojtarë për gjysmë ore lojë”, ka deklaruar Cassano.

Zhegrova i ka dy gola e dy asistime në Serie A këtë edicion.