Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bologna e “shkatërron” Lazion

Bologna

Lazio ka pësuar disfatë shumë të thellë të dielën pasdite.

Skuadra e Bolognas ka shënuar fitore të thellë 5:0 në shtëpi ndaj Lazios.

Ndeshja u zhvillua të dielën pasdite dhe i takoi javës së 29-të të Serie A.

Një gol u realizua në pjesën e parë kurse katër të tjerë u shënuan në pjesën e dytë.

Për 1:0 realizoi Jens Odgaard në minutën e 16-të.

Edhe Fitore shumë e thellë e Lazios Futboll Fitore shumë e thellë e Lazios

Riccardo Orsolini e shënoi golin e dytë në minutën e 48-të kurse një minutë më pas Dan Ndoye e realizoi golin e tretë.

Santiago Castro ishte golashënuesi i golit të katërt në minutën e 74-t.

Dhjetë minuta më pas, Giovanni Fabbian shënoi për 5:0.

Te mysafirët nga minuta e 83-të u paraqit sulmuesi Arijon Ibrahimoviqi.

Ndërsa në bankën e rezervistëve ishte Elseid Hysaj.

Edhe Roma humb thellë në shtëpi nga Bologna Futboll Roma humb thellë në shtëpi nga Bologna

Bologna ka 53 pikë dhe është në zonën që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Lazio e zë vendin e gjashtë me 51 pikë.