Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bileta në tregun e zi

Fadil Vokrri

Në afërsi të stadiumit "Fadil Vokrri" ofrohen bileta për ndeshjen Kosovë - Rumani. Çmimi është dukshëm më i lartë se ai zyrtar.

Kishte bileta me çmim prej 40 e 50 euro, e madje edhe 70 euro. Sipas FFK- së të  gjitha biletat janê shitur.

Rreth stadiumit ka rradhë të gjata me shikues.

 

Befasi në sulmin e Kosovës

Edhe Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani Futboll Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani

Fisnik Asllani do të debutojë me fanellën e Kosovës dhe bashkë me Vedat Muriqin, do të jenë në krye të sulmit për ndeshjen kundër Rumanisë.

Ne mesfushë debuton edhe Elvis Rexhbeçaj që do të luajë në krah me Valon Berishën.

Selektori Franco Foda ka vendosur në krahun e djathtë Edon Zhegrovën, kurse Milot Rashicën në të majtin.

Mbrojtja përbëhet nga Leart Paqarada, Fidan Aliti, Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda.

Arijanet Muriq është në portë.

Ndeshja Kosova – Rumania nis në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Edhe Kosova me Rexhbeçajn e shumë sulmues në ndeshjet ndaj Rumanisë e Qipros Futboll Kosova me Rexhbeçajn e shumë sulmues në ndeshjet ndaj Rumanisë e Qipros

Stadiumi është i mbushur plot.

Kosova do ta ketë përkrahjen e rreth 13 mijë shikuesve.

Lexo përditësimet tjera
Kosova-Rumania

Dëshpëron Kosova, mposhtet thellë nga Rumania në “Fadil Vokrri”