Gjiganti gjerman i futbollit, Bayern, nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e luajtur në Munih të martën mbrëma. Bayerni mposhti Sportingun e Lisbonës me rezultat 3:1.
Ndeshja Bayern – Sporting i takoi xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte ndeshja e fundit për këtë vit në Champions për të dyja skuadrat.
Katër golat u shënuan në pjesën e dytë.
Sportingu kaloi në epërsi me autogolin e Joshua Kimmichit në minutën e 54-t. Më pas shënoi tri gola për fitoren 3:1.
Serge Gnabry në minutën e 65-të barazoi rezultatin, kurse epërsinë e parë bavarëzëve ia siguroi Lennart Karl me golin e shënuar në minutë ne 69-të.
Jonathan Tah shënoi golin e tretë për Bayernin në minutën e 77-të.
Bayerni nga gjashtë ndeshje ka fituar 15 pikë, kurse Sportingu i ka 10 pikë.
Deri në fund të kësaj faze kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.
Bayerni e pret Royale Unionin më 21 janar të vitit të ardhshëm, kurse ndeshjen e fundit të fazës së ligës e ka kundër PSV-së në udhëtim.