Me dy gola të Thomas Muellerit dhe nga një tjetër të shënuar nga Kingsley Coman e Harry Kane, Bayern Munichu ka avancuar në raundin e tretë të Kupës së Gjermanisë.
Bayerni të premten mbrëma e nisi kampanjën e re të futbollit gjerman me fitoren 4:0 në udhëtim te Ulm, skuadra e Bundesliga 2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMueller shënoi në minutën e 12-të e të 15-të, kurse Coman golin e tretë në ndeshje e realizoi në minutën e 79-të. Coman shënoi me asistim të transferimit të ri, Michael Olise. Rezultatin përfundimtar e vendosi Harry Kane, në minutën e tretë të kohës shtesë.
Te bavarezët debutoi edhe Joao Palhinha, kurse australiani 18-vjeçar Nestory Irankunda, ishte në bankën rezervë.
Ishte ndeshja e parë e Bayernit me trajnerin Vincent Kompany.