Trajneri Tahir Batatina e ka marrë në stafin e tij trajnerin që drejtoi Fushë Kosovën, Burim Shala.
Shala do ta ketë funksionin e ndihmësit të Batatinës te Llapi.
“Është kënaqësi e veçantë për mua të punoj tek Llapi. Falenderoj drejtuesit e klubit për besimin, në veçanti kryetrajnerin Tahir Batatina dhe Drejtorin Sportiv, Mentor Zhdrella. Unë jam i privilegjuar maksimalisht për të punuar me një staf të mrekullueshëm dhe futbollistë shumë cilësor siq ka Llapi. Na mbetet vetëm punë dhe angazhim që t'i arrijmë së bashku objektivat që ka klubi, duke nisur nga garat evropiane", ka thënë Shala për klubin nga Podujeva. Shala me Fushë Kooavën nuk siguroi mbijetesën në Superligë.
Artikuj të ngjashëm
-
Llapi kompleton stafin e trajnerëve
-
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve, por jo me kryetrajnerin Batatina
-
Batatina: Rrini të qetë, Superliga nuk luhet pa Llapin
-
Lajmërohet Batatina: E keqja që nuk jam gjerman, francez, zviceran apo austriak
-
Batatina: 3:0 duhej të ishte rezultati për Llapin vetëm në pjesën e parë