Futboll

Baseli nis lëvizjet për ta larguar presionin nga Shaqiri

Xherdan Shaqiri

Drejtori sportiv i Baselit, Daniel Stucki, ka nisur kërkimet për përforcime në fazën e sulmit. Baseli të shtunën barazoi 1:1 me Servetten në ndeshjen që i takoi xhiros së 19-të të Superligës së Zvicrës.

Klubi i madh zviceran është në kërkim të ndonjë sulmuesi që do të ishte i rrezikshëm para portës, pasi skuadra nuk po shënon shumë gola.

“Duam që ta përforcojmë sulmin pasi nuk po shënojmë gola”, ka deklaruar Stucki.

Kërkimi për sulmues të ri nuk është vetëm për ta përmirësuar këtë aspekt të lojës, por edhe për ta ulur presionin mbi kapitenin Xherdan Shaqiri.

Stucki e ka vlerësuar lart lojën që e bën Shaqiri, por ka shtuar se atij i duhet ndihmë më e madhe.

“Xherdani ka realizuar e asistuar shumë këtë edicion. Ai po bën gjëra të mira dhe është lideri”, theksoi drejtori sportiv.

34-vjeçari Shaqiri në këtë edicion i ka 11 gola e 11 asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat.