Shkambi Baruti dhe Elton Krasniqi janë futbollistët më të ri të skuadrës së Prishtinës.
Baruti luan si qendërmbrojtës kurse Krasniqi si sulmuesi i qendrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo21-vjeçari Baruti te Prishtina është transferuar nga Erzeni.
“Është krenari të jesh pjesë e klubit ma të trofeshëm në Kosovë, premtoj se do ta jap maksimumin për këtë fanellë si dhe për tifozët e zjarrtë Plisat”, u shpreh Baruti.
Ndërkohë 20-vjeçari Krasniqi së fundi është paraqitur për ekipin e dytë të Stuttgartit. Ka luajtur edhe për grupmoshën U17 të Hannoverit.
“Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh siç është Prishtina shpresoj që do të jetë një vit i mbarë dhe do ta jep maksimumin për objektivat tona. Mezi pres të luaj para tifozëve tanë Plisat”, ka thënë Krasniqi.