Mbrojtësi i Turqisë, Abdulkerim Bardakci, ka thënë se fishekzjarret në hotel para ndeshjes me Kosovën dhe fishkëllimat gjatë intonimit të himnit turk në stadiumin “Fadil Vokrri” i mësuan atij diçka të re.
Bardakci u shpreh se turqit nuk kanë miq përveç turqve të tjerë dhe kjo, sipas tij, tashmë u konfirmua.
“Mësova diçka të re. Një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër. E pamë këtë me siguri. Të gjitha ato, fishekzjarret, fishkëllimat gjatë himnit kombëtar ishin shumë të pakëndshme. Në fund të fundit, ata janë vendi ynë vëllazëror”, deklaroi Bardakci, transmeton hurriyet.
VIDEO:
Abdülkerim Bardakcı: "Ben bugün bir şey daha anladım. Türk’ün Türk’ten başka bir dostu yokmuş. Onu görmüş olduk. İstiklal Marşı okunurken ıslıklanması hiç hoş olmadı. Sonuçta bizim kardeş ülkemiz." pic.twitter.com/tT58rdqLC5
— Le Marca Sports (@lemarcaspors_) April 1, 2026
Bardakci, që luajti 90 minuta në fitoren e Turqisë ndaj Kosovës, shtoi se janë të lumtur për kualifikimin në Botëror.
“Shpresojmë që do të bëjmë gjëra të mëdha edhe atje”, ka thënë ai.
-
Futbollisti turk: Fishekzjarrët na motivuan, nuk e njohin kombin turk
-
Mediat turke ankohen për fishëkzjarrët para hotelit të Turqisë
-
Skandal në Kupën e Botës, lojtarët e Turqisë kapen duke pirë duhan
-
Zbulohet biseda e Akturkoglut me Kokçun pas golit që ia siguroi Turqisë Botërorin
-
Xherdan Shaqiri përcolli nga tribunat ndeshjen Kosovë – Turqi