Futboll

Barcelona siguron çerekfinalen në Kupën e Mbretit

barcelona

Barcelona e ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Mbretit dhe është në rrugë të mirë për ta mbrojtur trofeun e fituar vitin e kaluar. 

Barça të enjten mbrëma fitoi në udhëtim te Racing Santanderi 2:0, falë golave të Ferran Torresit dhe Lamine Yamalit. 

Racing Standanderi është skuadër e kategorisë së dytë në futbollin spanjoll. 

Torres në minutën e 66-të e kaloi edhe portierin dhe shënoi në portën e zbrazët, ndërsa Yamal realizoi në minutën e pestë të kohës shtesë. 

Barcelona në finalen e edicionit të kaluar të Kupës së Mbretit e kishte mposhtur Real Madridin në “La Cartuja” të Sevillas, 3:2, pas vazhdimeve. Ishte trofeu i 32-të i fituar nga Barcelona në këtë garë, që është rekord. Athletic Bilbao ka 24 trofe, ndërsa Real Madridi i ka 20 trofe të Kupës së Mbretit. 

Reali të mërkurën mbrëma u eliminua nga gara, pasi u mposht nga Albacete. 

Çerekfinalen të enjten e siguroi edhe Valencia, pasi fitoi 2:0 në udhëtim te Burgos e La Liga 2.