Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barça përballet me skuadrën që e eliminoi Realin

Barcelona

Barcelona e ka mësuar kundërshtarin e radhës në Kupën e Mbretit.

Barça në çerekfinale do të përballet me skuadrën që e eliminoi Real Madridin, Albaceten.

Albacete bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Albacete në një të tetën e finales e eliminoi Realin duke e mposhtur me rezultatin 3:2. Fitorja e Albacetes ndaj Realit ishte prej befasive më të mëdha deri më tani.

Barça në çerekfinale avancoi pasi e mposhti skuadrën e kategorisë së dytë, Racing Santander.

Shorti ka caktuar që çerekfinalja mes Albacetes dhe Barçës të luhet në stadiumin “Estadio Carlos Belmonte”.

Edhe Barcelona – Atletico, gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit Futboll Barcelona – Atletico, gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit

Ndeshja do të luhet në fillim të muajit të ardhshëm.

Barcelona konsiderohet favorite për ta fituar Kupën e Mbretit.