Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona shkroi histori me statistika në fitoren ndaj Mallorcas

Dani Olmo

Barcelona mbeti e pamposhtur në La Liga në vitin 2025, ndonëse të martën mbrëma fitoi me vështirësi ndaj Mallorcas.

Goli i Dani Olmos një minutë pasi nisi pjesa e dytë ishte i vetmi që u shënua, por që ishte i vlefshëm për pikët e plota.

Në ndeshjen e së martës mbrëma, Barcelona shkroi histori sa u përket statistikave.

I pati në total 40 gjuajtje, duke e barazuar rekordin për tentime brenda një ballafaqimi. Një gjë e tillë brenda një ndeshjeje kishte ndodhur vetëm një herë që prej edicionit 2003-04 në La Liga, sipas “OptaJose”, që merret me statistika të ndeshjeve.

Dhjetë gjuajtje në drejtim të portës i pati Lamine Yamal.

Merita që Mallorca nuk pranoi më shumë gola i pati portieri Leo Roman, i cili pati 12 pritje.

Rekord vendosi Pedri, lojtari më i mirë i ndeshjes. 22-vjeçari regjistroi 18 rikuperime të topit kundër Mallorcas, duke e thyer rekordin që e kishte vendosur me 17 rikuperime ndaj Celta Vigos të shtunën.

Edhe Barça fiton thellë ndaj Mallorcas së Muriqit Futboll Barça fiton thellë ndaj Mallorcas së Muriqit

Në këtë ballafaqim te Mallorca nuk luajti sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Shtatlarti i “Dardanëve” ishte i lënduar.

Te Barcelona për shkak të lëndimit nuk luajti as Robert Lewandowski.