Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Olmo e afron Barcelonën edhe më shumë me titullin

Dani Olmo

Dani Olmo ka shënuar gol, ndërsa Barcelona ka bërë edhe një hap të madh drejt titullit të kampionit të Spanjës.

Të martën, Barcelona fitoi 1:0 në ndeshjen ndaj Mallorcas. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 33-të të La Ligas spanjolle.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ylli spanjoll shënoi golin e vetëm me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 46-të.

Barcelona është forcuar në vendin e parë me 76 pikë. Real Madridi është në vendin e dytë me 69 pikë. Mallorca zë vendin e shtatë me 44 pikë. Mallorcas i mungoi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Ai po i mungon Mallorcas shkaku i lëndimit.

Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe pesë xhiro.