Barcelona të dielën siguroi titullin e kampionit në Spanjë, pas fitores 2:0 në “El Clasico” ndaj Real Madridit.
Por gjysma e ekipeve në La Liga po luftojnë për t’i shpëtuar rënies. Plot 12 ekipe janë në rrezik për largim nga elita spanjolle.
Osasuna e vendit të dhjetë ka vetëm gjashtë pikë më shumë se Levante që zë vendin e parafundit.
Në mesin e ekipeve të rrezikuara për rënie është edhe Mallorca e Vedat Muriqit.
“Çdo pikë ka rëndësi”, tha Muriqi, goli i të cilit i siguroi Mallorcas një pikë në shtëpi kundër Villarrealit të dielën.
Mallorca është në vendin e 15-të me 39 pikë. Deri në fund të edicionit aktual në La Liga kanë mbetur edhe tri xhiro.