Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barça synon fitore ndaj Celta Vigos

FC Barcelona

Foto: Associated Press

E premtja ishte ditë festive për skuadrën e Barcelonës. Barça u kthye në stadiumin “Camp Nou” pas dy vjetësh.

Gjiganti katalunjas kreu stërvitje në “Camp Noun”, që është ende duke u rinovuar. Stërvitja e së premtes shërben për ndeshjen me Celta Vigon.

Barça të dielën nga ora 21:00 luan në udhëtim te Celta, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas.

Barcelona është pesë pikë prapa liderit, Real Madridit.

Reali ka 30 pikë në pozitën e parë, kurse Barça e zë vendin e dytë me 25 pikë.

Edhe Barcelona ruan diferencën e nëntë pikëve Futboll Barcelona ruan diferencën e nëntë pikëve

Barça kërkon të reagojë pas barazimit 3:3 me Club Bruggen të mërkurën në “Champions”.

Celta Vigo ka 13 pikë në pozitën e 12-të.

Të enjten, Celta Vigo shënoi fitore të rëndësishme, duke e mposhtur 3:0 Dinamo Zagrebin në Ligën e Evropës.

Barcelona është e pamposhtur në katër ndeshjet e fundit kundër Celtas. Ka realizuar tri fitore dhe një barazim. Por ka fituar vetëm dy nga dhjetë ndeshjet e fundit në udhëtim kundër Celtas në elitën spanjolle.

Kampionia në fuqi e Spanjës ka humbur dy nga katër ndeshjet e fundit në elitë.

Edhe Fillon “seria” e top-ndeshjeve mes Barçës e Atleticos Futboll Fillon “seria” e top-ndeshjeve mes Barçës e Atleticos

Barçës do t’i mungojnë Pedri, Gavi, Raphinha dhe Eric Garcia për shkak të lëndimeve. Pritet t’i kthehen portieri Joan Garcia dhe mbrojtësi Andreas Christensen.

Të dielën nga ora 16:15 luan edhe Reali, në udhëtim te Rayo Vallecano.

Vallecano ka 14 pikë në pozitën e dhjetë.

Klubi mbretëror të martën u mposht nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” kanë vetëm një humbje këtë edicion në kampionat.

Edhe Barcelona synon të kthehet te fitorja Futboll Barcelona synon të kthehet te fitorja

Ndërkohë Atletico Madridi të shtunën nga ora 18:30 e pret Levanten.

Atletico ka 22 pikë në pozitën e katërt. Levante renditet në pozitën e 16-të me nëntë pikë.