Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona synon të kthehet te fitorja

Barcelona

Barcelona synon që të kthehet te fitorja, pas dy disfatave rresht.

Barça u turpërua në Kupën e Mbretit, duke u mposhtur 4:0 në udhëtim tek Atletico Madridi në ndeshjen e parë të gjysmëfinales. Menjëherë në fundjavën e kaluar pësoi 2:1 nga Girona në La Liga.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dielën nga ora 16:15, Barcelona e pret Levanten në ndeshjen e xhiros së 25-të të kampionatit spanjoll.

Levante është e parafundit me 18 pikë. Do të ketë garë të fortë për mbijetesë.

Barcelona pas gabimit në fundjavën e kaluar mbeti me 58 pikë në vendin e dytë. Ka dy pikë më pak se Real Madridi.

Barça synon ta përforcojë më shumë mbrojtjen pasi ka pranuar gjashtë gola në dy ndeshje. Po ashtu te Barcelona shpresojnë në gabim të Real Madridit.

Madrilenët ndërkohë udhëtojnë tek Osasuna për ndeshjen që nis në orën 18:30, të shtunën.

Real Madridi është këndellur nën drejtimin e trajnerit Alvaro Arbeloa, që e zëvendësoi Xabi Alonson.

Arbeloa, pavarësisht se u eliminua nga Kupa e Mbretit në ndeshjen e parë në krye të skuadrës, arriti shtatë fitore dhe e ka një disfatë.

Reali është në garë për trofeun e La Ligas dhe të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë të plejofit të Championsit fitoi 1:0 në Lisbonë ndaj Benficas, mes shumë polemikave e incidenteve.