Skuadra e Barcelonës i ka fituar pikët e plota në ndeshjen që ishte e vlefshme për javën e 31-të të La Ligas.
Barça me shumë vështirësi e mposhti të shtunën mbrëma Leganesin në udhëtim me rezultatin, 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjiganti katalunas fitoi fal autogolit të shënuar nga qendërmbrojtësi spanjoll, Jorge Saenz de Miera Colmeiro, në minutën e 48-të.
Skuadra e drejtuar nga trajneri, Hansi Flick, të mërkurën e fitoi çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit me rezultatin e thellë, 4:0.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave zhvillohet të martën e ardhshme.
Barça edhe pas 31 ndeshjeve të zhvilluara e mban vendin e parë me 70 pikë. Reali është i dyti me shtatë pikë më pak, por po ashtu me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Leganesi renditet në pozitën e parafundit me 28 pikë. Po lufton për mbetje në ligë.