Barcelona e fitoi ndeshjen hapëse të edicionit të ri në La Liga javën e kaluar, duke e mposhtur në udhëtim Mallorcan me rezultatin 3:0. Fitorja e Barcelonës u përcoll me shumë tensione. Dy lojtarë të Mallorcas u ndëshkuan me karton të kuq. Njëri prej tyre ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, pas ndërhyrjes së ashpër që e pati ndaj portierit të Barçës, Joan Garcia.
Barça edhe këtë fundjavë luan në udhëtim. Të shtunën nga ora 21:30 luan me Levanten.
Levante në xhiron e parë u mposht nga Deportivo Alavesi me rezultatin 2:1.
Barça në pesë ndeshjet e fundit ndaj Levantes i ka katër fitore dhe një barazim.
Gjiganti katalunas vlerësohet favorit ndaj Levantes.
Klubi që për trajner e ka Hansi Flickun edicionin e kaluar e dominoi tërësisht futbollin spanjoll duke e fituar La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.
Ndërsa nënkampioni spanjoll, Real Madridi, të dielën nga ora 21:30 luan në udhëtim te Real Oviedo.
Reali në xhiron e parë e mposhti me shumë vështirësi Osasunan me rezultatin 1:0.
Oviedo u mposht 2:0 në nga Villarreali.
Ndërkohë, Atletico Madridi të shtunën nga ora 19:30 e pret Elchen.
Atletico shpreson që ta arrijë fitoren e parë këtë edicion, pasi javën e kaluar u mposht nga Espanyoli me rezultatin 2:1.