Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barça e pret Getafen, Reali Espanyolin

Barcelona

Foto: Associated Press

Skuadra e Getafes pritet të jetë kundërshtare e fortë për Barcelonën e Hansi Flickut.

Getafe e ka nisur mirë edicionin 2025/26 në La Liga. Ka tri fitore dhe një humbje.

Renditet në pozitën e pestë me nëntë pikë. Barça ka një pikë më shumë në vendin e dytë.

Edhe Barça ka tri fitore, kurse regjistroi edhe një barazim.

Gjiganti katalonjas të dielën nga ora 21:00 e pret Getafen, në takimin e xhiros së pestë. Ndeshja zhvillohet përsëri në “Estadi Johan Cruyff”, që ka kapacitet prej 6 mijë ulësesh.

Edhe Mallorca e Muriqit në situatë të vështirë pas disfatës nga Getafe Futboll 2 muaj më parë Mallorca e Muriqit në situatë të vështirë pas disfatës nga Getafe

Stadiumi kryesor i Barçës “Camp Nou” është ende duke u rinovuar.

Barcelona ka pësuar vetëm një gol në shtatë ndeshjet e fundit kundër Getafes.

Getafe nuk ka fituar asnjëherë ndaj Barcelonës si mysafire.

Të dielën luan edhe Mallorca e Vedat Muriqit. Nga ora 16:15, Mallorca e pret Atletico Madridin.

Muriqi ka tri gola të shënuar deri më tani. Por forma e mirë e reprezentuesit të Kosovës nuk i ka bërë punë shumë Mallorcas.

Edhe Ndeshja ndaj Getafes, Muriqi kërkon golin dhe ruhet nga suspendimi Futboll 2 muaj më parë Ndeshja ndaj Getafes, Muriqi kërkon golin dhe ruhet nga suspendimi

Mallorca nuk ka fitore ende. Ka tri humbje dhe një barazim. Atletico qëndron më mirë me rezultate. Ka një fitore, dy barazime dhe një humbje. 31-vjeçari Muriqi ka dy gola të shënuar ndaj Atleticos.

Real Madridi të shtunën nga ora 16:15 e pret Espanyolin. Reali është ekipi i vetëm që ka katër fitore. E mban pozitën e parë me 12 pikë. Espanyoli ka nisur po ashtu mbarë. Nuk ka ende humbje. Me 10 pikë e mban pozitën e tretë.