Skuadra e Barcelonës po marshon sigurt drejt titullit të kampionit në La Liga.
Barça të shtunën mbrëma shënoi tjetër fitore në kampionatin spanjoll duke e mposhtur Real Valladolidin me përmbysje të rezultatit 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takon javës së 34-t. Deri në fund kanë mbetur edhe katër xhiro.
Ivan Sanchez e kaloi në epërsi Valladolidin në minutën e gjashtë.
Barça shifrat i barazoi në minutën e 54-t me golin që e realizoi Raphinha.
Gjashtë minuta më pas, Fermin Lopez e shënoi golin e fitores.
Barça ka 79 pikë në vendin e parë.
Valladolidi është në pozitën e fundit me 16 pikë.