Klubi i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani, ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajner të ri.
Karoglan do të jetë trajneri i parë joshqiptar që drejton Ballkanin. Ai ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë, ka njoftuar klubi nga Suhareka.
Karoglan 43-vjeçar kishte qenë kryetrajner i Hajdukut të Splitit në dy raste, së fundi në stinorin 2023-24. Ai edicionin e kaluar drejtoi kampionin e shumëfishtë të Moldavisë, Sheriff Tiraspol. Kishte qenë i angazhuar edhe në klubet kroate si Zadar e Istra 1961.
“Trajnerit Karoglan i urojmë mirëseardhje dhe shumë fat e suksese në krye të ekipit tonë, duke besuar se puna e tij do të sjellë energji të re dhe rezultate pozitive për FC Ballkanin”, ka njoftuar Ballkani.
-
Karoglan solli te Ballkani përvojën e fituar te Hajduku e Sheriff Tiraspoli
-
Karoglan i kënaqur me punën e bërë te Ballkani, pret garë të fortë për titull
-
Trajneri i Ballkanit vlerëson Brrutin dhe lojtarët e tjerë të Kosovës
-
Ballkani zyrtarizon Orges Shehin
-
Në Shqipëri e bëjnë punë të kryer: Shehi trajner i ri i Ballkanit