Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani e ka mposhtur thellë Ferizajn në shtëpi me rezultatin 4:0. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Nga dy gola për Ballkanin i shënuan Sunday Adetunji dhe Giovanni Ribeiro.
Në minutën e nëntë, sulmuesi Adetunji shënoi për 1:0. Ribeiro në minutën e 36-të dhe 54-të shënoi për 2:0 dhe 3:0. Ndërsa Adetunji e shënoi golin e dytë personal dhe të fundit në ndeshje në minutën e 67-të.
Në minutën e 43-të, Gligorov i Ferizajt dështoi nga penalltia, duke e gjuajtur topin jashtë portës.
Ballkani këtë edicion ka katër fitore, një humbje dhe dy barazime.
Edhe
Ballkani fiton pas tri ndeshjeve
Ferizaj ka pesë disfata, një barazim dhe një fitore.
Skuadra suharekase ndeshjen e ardhshme e ka ndaj Llapit më 6 tetor. Ferizaj më 4 tetor takohet me Dukagjinin.