Ballkani i Suharekës e ka mposhtur kampionen në fuqi të Kosovës, Dritën, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Superligës.
Të enjten gjatë ditës në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani fitoi 2:0, me nga një gol në secilën pjesë.
Walid Hamidi e shënoi golin për 1:0 në minutënu e 39-të.
Hamidi u gjend më së miri në tollovinë e krijuar në zonën e portierit të Dritës, Faton Maloku, dhe me goditje të saktë realizoi për epërsinë e suharekasve.
Drita, që së shpejti nis rrugëtimin në fazën e ligës, në Ligën e Konferencës, realizoi gol tre minuta më vonë me sulmuesin Arb Manaj. Por, goli i tij u anulua pas rishikimit të situatës në VAR. Gjyqtari Visar Kastrati vlerëosi se sulmuesi shtatlartë bëri ndërhyrje të palejuar gjatë një dueli.
Për epërsinë 2:0 të Ballkanit në portën e vet gol gabimisht shënoi kapiteni Besnik Krasinqi. Krasniqi në minutën e 86-të, në tentim për ta larguar topin nga zona, e dërgoi atë prapa shpinës së portierit Maloku.
Ballkani i dyti ka 12 pikë, një më pak se Dukagjini lider, kurse Drita mbetet në vendin e nëntë, përkatësisht të parafundit, me pesë pikë.
E ka vetëm një fitore, dy barazime dhe dy humbje.
