Futboll

Avdijaj realizon golin e parë këtë edicion

Donis Avdijaj

Donis Avdijaj e ka realizuar golin e parë këtë edicion në elitën e futbollit austriak. 

Avdijaj paraqitet për skuadrën e Wolfsbergerit që të shtunën fitoi 3:1 ndaj Grazerit. 

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e nëntë. 

Avdijaj realizoi për 3:1 në minutën e 90-të. Ai në lojë u inkuadrua nga minuta e 75-të. 

Arbnor Prenqi te Grazeri u paraqit nga minuta e 75-të. 

29-vjeçari Avdijaj ka edhe dy gola të realizuar në Kupë të Austrisë. 

Ai i ka munguar në disa ndeshje Wolfsbergerit në ligë për shkak të një lëndimi.