Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani te RB Leipzig për 30 milionë euro

Fisnik Asllani

Reprezentuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka finalizuar transferimin te RB Leipzigu nga Hoffenheimi për 30 milionë euro, shkruan gazetari i njohur Fabrizio Romano. 

Romano ka shkruar se Leipzigu ka finalizuar transferimin e Asllanit para se ta shesë Yan Diomanden për 140 milionë euro te Real Madridi. 

E gazetari Guido Schafer ka shkruar se Asllani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Salzburg, para se t’i bashkohet kampit të Leipzigut.