Albion Rrahmani ka vazhduar me formë të lartë te Sparta e Pragës.
Ai regjistroi asistim në fitoren 4:1 të skuadrës çeke në shtëpi ndaj Shamrock Roversit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahmani në minutën e 33-të fitoi një top në mesfushë dhe ndoqi aksionin deri në fund. Shfrytëzoi një pakujdesi të dy mbrojtësve kundërshtar dhe më pas e dërgoi topin te mesfushori Lukash Sadilek që shënoi për 1:0.
Martin Suchomel, Asger Sorensen dhe Lukash Haraslin shënuan golat tjerë për vendësit, kurse për mysafirët golin e vetëm në minutën e 82-të e shënoi Daniel Mandroiu.
Ishte ndeshja e parë e fazës së ligës në Ligën e Konferencës, që është niveli i tretë i garave të UEFA-s për nga rëndësia.