Sulmuesi Jasir Asani i është bashkuar klubit nga Irani, Esteghlal. Asani me Esteghlalin ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë. Reprezentuesi i Shqipërisë tek Esteghlali është transferuar nga skuadra nga Koreja e Jugut, Gwangju.
Në njoftimin e klubit iranian u bë e ditur se Asani skuadrës do t’i bashkohet pasi t’i përfundojë kontrata me Gwangjun.
30-vjeçarit kontrata me ekipin që bënë gara në elitën e futbollit jugkorean i përfundon në fund të këtij viti.
Sulmuesi i krahut të djathtë pjesë e Gwangjus është nga viti 2023 kur u transferua nga Kisvarda për 700 mijë euro. Deri më tani ka zhvilluar 80 ndeshje duke kontribuar me 27 gola dhe gjashtë asistime.
Ka luajtur edhe për disa skuadra si Partizani i Tiranës, AIK-u e Shkupi.