Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali i shpëton humbjes në Leverkusen

Kai Havertz

Një penallti për të cilën u diskutua shumë në fundin e ndeshjes, e ka vendosur sfidën ndërmjet Leverkusenit dhe Arsenalit. 

Pas rishikimit të situatës në VAR, gjyqtari kryesor dha penallti për ndërhyrje të palejuar në zonë, në zëvendësuesin Noni Madueke. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga pika e bardhë për Arsenalin shënoi Kai Havertz, në minutën e 89-të. 

Dhe me golin e zëvendësuesit tjetër, Havertzit, ish-futbollistit të Leverkusenit, ndeshja mes Leverkusenit dhe Arsenalit, e zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin “BayArena”, u mbyll 1:1. 
Ishte ndeshja e parë e një të tetës ë finales së Ligës së Kampionëve. Ndeshja kthyese luhet të martën e ardhshme në “Emirates Stadium”. 

Golin për 1:0 në të mirë të Leverkusenit e shënoi kapiteni Robert Andrich. Ai realizoi me kokë nga afërsia pas goditjes nga këndi, një minutë pasi nisi pjesa e dytë. Goditjet standarde kanë qenë arma më e fortë e Arsenalit në këtë edicion, dhe pikërisht nga një e tillë u ndëshkua. Asistues ishte mbrojtësi Alejandro Grimaldo. 

Arsenali pati edhe disa raste, por shpëtoi nga humbja me golin e shënuar një minutë para fundit. 
Në pjesën e parë për Arsenalin transversalen e qëlloi sulmuesi brazilian, Gabriel Martinelli. 
Arsenali nuk di për humbje që prej 25 janarit. Ka ecuri prej prej nëntë fitoreve e tri barazimeve në të gjitha garat.

 

GOLI


Leverkuseni befason Arsenalin

Bayer Leverkuseni e ka befasuar Arsenalin dhe e ka shënuar golin e parë në ndeshje.

Pikërisht në pikën më të fortë të Arsenalit në këtë edicion, nga goditja e këndit, ka shënuar gol skuadra gjermane. 

Një minutë pas nisjes së pjesës së dytë, ka realizuar kapiteni Robert Andrich. Ai shënoi me kokë nga afërsia pas harkimit nga këndi nga Alejandro Grimaldo.

 

 




Arsenali po dominon ndaj Leverkusenit


Arsenali është duke dominuar ndaj Bayer Leverkusenit në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Por, pjesa e parë e ndeshjes që po zhvillohet në stadiumin “BayArena” në Leverkusen, është mbyllur pa gola.

Rastin më të mirë në pjesën e parë, Arsenali e pati në minutën e 20-të.

Sulmuesi brazilian i krahut, Gabriel Martinelli, e qëlloi transversalen pas gjuajtjes së fuqishme me të majtën nga zona.