Vangelis Pavlidis ka shënuar gol në minutën e 94-t për të shokuar Anglinë në “Wembley”.
Greqia ka fituar 2:1 ndaj Anglisë në ndeshjen e Ligës B të Ligës së Kombeve.
Për grekët është fitorja e parë ndaj Anglisë.
Pavlidis shënoi për 1:0 në minutën e 49-të.
Anglia ia doli të barazojë në minutën e 87-të me anë të Jude Bellingham. Anglezët e kërkuan golin e fitores, por atë e shënuan grekët. Pavlidis shfrytëzoi një top në zonë dhe realizoi për 2:1 në minutën e katërt shtesë.
Edhe
Anglia shkëlqen në Athinë ndaj Greqisë
Në stadium kishte edhe tifozë të shumtë grekë, ndërsa ndeshja është vlerësuar emocionale për shkak të vdekjes një natë më parë të reprezentuesit të Greqisë, George Baldock. Golat e Greqisë i janë kushtuar atij.
Greqia është lidere e Grupit 2B me nëntë pikë. Anglia është e dyta me 6 pikë. Në ndeshjen tjetër të grupit, Irlanda fitoi 2:1 ndaj Finlandës. Irlanda tani i ka tri pikë, ndërsa Finlanda mbetet pa pikë.