Greqia ka vazhduar me fitoren në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Të dielën mbrëma Greqia fitoi si vendase ndaj Irlandës me rezultatin 2:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGreqia ka katër fitore në Grupin B2 dhe udhëheq në tabelë me 12 pikë. Anglia është e dyta me nëntë pikë, Irlanda e treta me tri pikë, ndërsa Finlanda është e fundit, pa pikë.
Para tri netësh, Greqia fitoi 2:1 ndaj Anglisë.
Dhe të dielën mbrëma dëshmoi se ajo fitore nuk ishte e rastësishme.
Anastasios Bakasetas shënoi për 1:0 në minutën e 48-të. Në minutën e parë shtesë për 2:0 shënoi Petros Mantalos.
Më 14 nëntor zhvillohet ndeshja kryesore për vendin e parë në grup në mes të Greqisë dhe Anglisë.