Trajneri i famshëm i futbollit, Carlo Ancelotti, është dënuar me një vit burgim nga një gjykatë në Spanjë, për ikje nga tatimi, në kohën sa ka qenë trajner i Real Madridit.
Sipas ligjeve në Spanjë, kur dënimet janë nën dy vjet për krime që nuk janë të dhunshme, i pandehuri rrallëherë vuan dënimin me burgim.
Bëhet fjalë për periudhën 2014-2015. Pos burgimit, është gjobitur edhe me rreth 381 mijë euro.
Ancelotti tash është përzgjedhës i Brazilit.